Mirëdita Mësuese Mësimi 11

3 Qershor 2019, 11:36

Mësuese Anjeza sot flet për disa rregulla të drejtshkrimit të pjesoreve foljore për disa nga foljet e grupit të dytë. Shkrimi jo i saktë i tyre duket se ka filluar të bëhet një “rregull” më vete, ndaj edhe këto pjesore sillen në vëmendje. Edhe shkrimi i parashtesës kundërshtuese “anti” gjen në këtë mësim hapësirën e vet të vëmendjes. Së treti, mësuese Anjeza flet për përdorimin e parafjalës “në” dhe “më”, kur duhen përdorur ato dhe pse? Fjala e parë e huaj është “degradim” dhe e dyta, “dominim”.