Mirëdita Mësuese - Mësimi 12

18 Qershor 2019, 11:57

Përzgjedhja e fjalëve dhe ndërtimi i fjalive janë në qendër të mësimit të sotëm. Mësuese Anjeza flet për kuptimin dhe përdorimin e parafjalës “mbi”. Kur dhe si duhet përdorur ajo dhe e kundërta? Së dyti, ajo shpjegon kuptimin dhe përdorimin e fjalës “diferencë” dhe tërheq vëmendjen për mbipërdorimin e saj dhe lënien mënjanë të shqipes “dallim, ndryshim”. Fjalët e huaja për sot janë “fluks” dhe “preferoj”, të cilat shpjegohen në situata të ndryshme të përdorimit të tyre.