Mirëdita Mësuese - Mësimi 13

24 Qershor, 12:28

Gjatë mësimit të radhës mësuese Anjeza na qartëson disa rregulla drejtshkrimi në lidhje me disa folje të grupit të dytë, të cilat duhen shkruar dhe shqiptuar me –t dhe jo me –s, si: zhyt, rrit, këput, përgatit, etj. Ruajtja e t-së vijon në të gjitha zgjedhimet. Pastaj flitet për drejtshkrimin e mbiemrave të prejardhur nga tema me –ë fundore dhe prapashtesat –shëm dhe –shme. A ruhet ë-ja e temës, apo bie? Na ndiqni për më shumë qartësi. Pranëvënia e parafjalëve dyshe “nga… deri në” duket se “kërcënohet” nga dyshja e pasaktë “prej… deri në”. Mësuese Anjeza sqaron këtë dhe fjalën e huaj, që për sot është “spontan”.

Kategori të tjera