Mirëdita Mësuese Mësimi 7

6 Maj 2019, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2019-05-23 18:36:00

Edhe në këtë mësim mësuese Anjeza do të na udhëzojë për mënyrën e drejtë të të shkruarit dhe shqiptuarit të disa fjalëve të përdorimit të përditshëm. Fjala e parë e përzgjedhur është « kundër », jo pak herë e ngatërruar me « kundra ». Cilat janë disa nga fjalët e prejardhura që krijohen pikërisht me « kundër » dhe jo « kundra » dhe si duhen shkruar ato? Përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe disa të tjerave, që lidhen me drejtshkrimin e fjalëve të prejardhura dhe të përbëra që në trup të tyre kanë përemrin e pacaktuar « gjithë » do ta gjeni në këtë mësim të « Mirëdita Mësuese ». Gjithashtu në këtë mësim sillen në vëmendje foljet që në trup të tyre kanë togun zanor –ie. Kur duhet ruajtur i tillë dhe kur duhet ndryshuar në –je ? Në mbyllje si gjithmonë mësuese Anjeza ju vjen në ndihmë për gjetjen e fjalëve shqipe në vend të fjalëve të huaja, ku për sot ajo sqaron kuptimin dhe përdorimin e foljes « injoroj ».