Mirëdita Mësuese Mësimi 9

20 Maj 2019, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2019-05-23 18:34:11

Gjatë këtij mësimi mësuese Anjeza përqendrohet te një fjalë e futur së fundi në të folmen e përditshme, “literalisht”. Ajo tregon prejardhjen kuptimore të kësaj fjale dhe saktëson format e duhura shqipe që duhet të përdoren në këtë rast. Mësimi i sotëm vijon me drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e atyre fjalëve që në trup kanë një zanore –e të theksuar, e cila duhet shkruar dhe shqiptuar –e dhe jo –ë. E në fund, ju do të njiheni me fjalën shqipe që zëvendëson fjalën e huaj, “rezyme”.