Mirvjen Bedini për Report Tv: Italia po përballet me pandeminë dhe me protestat

26 Tetor 2020, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2020-10-26 16:20:19

Gazetarja: Mirvjen Bedini, faleminderit që pranuat të zhvillonit këtë bisedë me Report Televizon.

Mirvjen Bedini: Mirëmëngjesi dhe faleminderit juve për ftesën që më bëtë.

Gazetarja: Si është situata aktualisht në Itali, krahasuar edhe me valën e parë të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, cilat janë masat e reja kufizuese dhe si po perceptohen ato nga njerëzit?

Mirvjen Bedini: Situata në Itali po ndryshon dita ditës. Sic mund të shihni edhe ju nga Shqipëria rastet po shtohen. Dje u shënuan 21 000 raste të reja dhe kjo nxiti qeverinë Conte të marra masa të reja. Por në këtë moment vendi po përballet me dy situata, në njërën anë kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe në anën tjetër edhe nga vala e protestave që ka përfshirë vendin nga veriu në Jug të Italisë. Ajo që po ndodh është se guvernatorët e rajoneve janë të pakënaqur nga këto masa që janë marrë nga qeveria Conte dhe për faktin ser nuk janë dëgjuar këshillat që ata I kanë dhënë qeverisë. Sa i përket faktet sesi gjendja e tanishme ndryshon nga vala e parë është se Italia tani është më e përgatitur, spitalet janë në gjendje ti bëjnë ballë sëmundjes, ose të paktën e njohin atë dhe sidomos këtu në veri kemi krijuar dy spitale për gjendje emergjence. Pastaj sa i përket maskave dhe këmishëve të punonjësve është më e lehtë që të gjenden, madje është mundësuar edhe prodhimi I këtyre produkteve Brenda Italisë, që të mos presim furnizimet të na vijnë nga Jashtë Nga Kina. Për sa I përket masave të marra nga qeveria Conte për mbylljen e bareve dhe restoranteve, kjo masë ka bërë që të revoltohen shumë persona që punojnë në këtë sektor. Ajo që ndodhi javën e kaluar në Napoli, ishte fakti se u përfshinë shumë persona që nuk kishin të bënin aspak me protestën, që të krijonin kaos politik. Siç e tha edhe guvernatori De Luca, ishin persona që ishin me origjinë mafioze.

Gazetarja: Z. Bedini marrim shkas edhe nga ajo që ndodhi në fundjavë në Napoli. Siç e dini edhe ju në gjë e tillë ka ndodhur edhe në Romë. Dukë qenë se jëni edhe përfaqësues I Këshillit komunal në qytetin tuaj, a mund të na thoni si është gjendja aty?