Misioni Chandrayaan 2, India do të zbresë në Hënë

21 Gusht 2019, 12:47

Sonda Indiane Chandrayaan 2, e lançuar me sukses në 22 korrik, ka hyrë në orbitën hënore.

Lajmi u njoftua nga Agjensia Indiane e Hapësirës Isro. 

Kohëzgjatja e manovrës së sondës ka zgjatur më pak se gjysmë ore. 

Nëse gjithçka shkon mirë, India do të bëhet vendi i katërt, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që do zbarkojë në satelitin e planetit të Tokës.

Fazat e misionit Chandrayaan 2 do të zgjasin disa javë.

Zbarkimi indian është planifikuar për në 7 shtator në polin hënor të jugut, i pa prekur më pare nga askush. 

Aventura e Chandrayaan 2 është cilësuar një mision ambicioz, i cili karakterizohet nga dy fakte domethënës, kosto shumë e ulët (140 milion dollarë) dhe prezenca në zbritje në sipërfaqen hënore të një sistem robotik.

Pasi të zbresë në sipërfaqen e hënës,  Chandrayaan 2 do të lëshojë trupin robotik Pragyan, i cili do të studiojë karakteristikat e zonës.

Misioni mund të zbulojë prova fosile që nga agimi i sistemit diellor dhe ndoshta të zbulojë praninë e ujit.