Mitet e gabuara për gjumin e bebeve dhe çfarë duhet të dimë

25 Mars 2021, 10:50

Bebet kanë nevojë për përkujdesje të veçantë por shpesh herë nënat gjenden përballë dilemave të ndryshme përsa i përket mënyrës së teknikave që duhet të përdorin për vendosjen në gjumë të bebit, ushqyerjen me gji dhe varësitë që krijon bebi gjatë muajve të parë të jetës.

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv terapistja e gjumit Artemisa Brahimaj tregoi rëndësinë e rutinës para gjumit për bebet dhe metodat që mund të përdorim.