Mjekët e familjes ndjekin mbi 1 mijë të prekur me Covid-19 në vend

6 Gusht 2020, 16:22

Në vendin tonë janë mbi një mijë të prekur me COVID-19 të cilët ndiqen nga mjekët e familjes. Mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19 që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbi 1600 mjekë të angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në të gjithë vendin janë mbi 2500 raste aktive, ku gjysma e tyre janë me simptoma, pra janë duke u ndjekur nga strukturat tona të kujdesit parësor. Me pacientët po veprohet me kartelizim elektronik me të dhënat e tyre, nëse, kanë shenja, kanë simptoma të Covid19 dhe terapitë e tyre të mjekimit.