Momente tmerri në Hong Kong/ Persona të maskuar sulmojnë me shkopinj druri udhëtarët në tren, 45 të plagosur

22 Korrik, 07:42

HONG KONG-Disa persona të maskuar dhe të armatosur me shkopinj druri kanë sulmuar një stacion treni në Hong Kong, ku për pasojë 45 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, një në gjendje të rëndë.

Momenti i sulmit është postuar në rrjetet sociale, ku shihen disa persona të veshur më bluze të bardhë dhe të maskuar teksa godasin cilin do që kanë përpara, e ndërsa dëgjohen britma dhe thirrje për ndihmë nga pasagjerët. Ky sul vjen pas protesës pro-demokracisë që u zhvillua në qendër të Hong Kongut, ku nuk munguan trazirat dhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumba gome nga ana e policisë për të shpërndarë turmën. Nuk dihen ende kush janë persona, por ata sulmuan udhëtarët dhe njerëzit që po ktheheshin nga protesta.

Një prej deputetëve, Ray Chan ka ngritur akuza ndaj policisë, sipas së cilit nuk ka ndërhyrë qëllimisht në kohë.

Kategori të tjera