Momentet kur helikopteri merr të lënduarin te shpella e Pëllumbasit

22 Prill 2019, 12:56

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video nga momenti i aksionit të forcave të armatosura për shpëtimin e një 42-vjeçari nga kanionet e Erzenit gjatë një ekskursioni te shpella e Pëllumbasit.

Forcat e armatosura në shërbim të çdo shqiptari!
Shikoni profesionalizmin e pilotëve dhe teknikëve trima të Forcës Ajrore, të cilët dje evakuuan një 42-vjeçar nga kanionet e Erzenit, i lënduar gjatë ekskursioni te shpella e Pëllumbasit.

Gazmend Gugalli, 42 vjeç rrëshqiti nga lartësia dhe për pasojë ndrydhi këmbën. Pas njoftimit efektivët e policisë arritën të nxirrnin 42-vjeçarin nga rrëpira që kishte rënë. Më pas ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.