Me një çmim surprizë kompania franceze “Voltalia as” u shpall dje fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, ndërsa interesant ishte momenti i hapjes së ofertës. U deshën disa minuta për të hapur ofertën e kompanisë “Voltalia as”. Pas disa tentativave dy personat, pjesë e stafit arritën që të hapin ofertën e plastifikuar mjaft mirë dhe me kujdes nga francezët që duket se ishin mosbesues.