Momenti kur menaxheri i Kombëtares së Kosovës e detyron gazetarin spanjoll të përmend emrin e Kosovës

31 Mars 2021, 08:43

Në konferencën për shtyp të trajnerit Bernard Challandes para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pati edhe një polemikë të fortë ndërmjet menaxherit të Kombëtares së Kosovës dhe gazetarit të gazetës spanjoll, Ruben Ares. Ndeshja zhvillohet sot në orës 20:45 në Seville të Spanjës.

Gazetari spanjoll teksa po bënte pyetjen e tij për trajner Bernard Challendes nuk dëshironte ta përmendte emrin e Kosovës dhe për këtë reagoi menaxheri Bajram Shala, i cili nuk pranonte që trajneri ta fillonte përgjigjen para se ai të pranonte që pyetja ishte e drejtuar për trajnerin e Kosovës.