Momenti kur përfshihet nga flakët një dyqan bombolash gazi te 'Myslym Shyri'! Banorët kishin kërkuar mbylljen, por '0' reagim

25 Janar 2020, 19:05

TIRANE- Një godinë e vjetër e vendosur në mes të pallateve të banuara në rrugën "Vangjush Furxhi" pranë "Myslym Shyrit" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, pas një shpërthimi si pasojë e një shkëndije elektrike. Shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët e zonës. 

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që po vijojnë punën për pastrimin e zonës, për të shmangur një shpërthim tjetër.

Pika e shitjes së bombolave të gazit ishte hapur prej dy vitesh. Sipas gazetarit Elis Memelli vendosja e saj në mes të pallateve ishte denoncuar edhe më herët nga banorët e zonës, por nuk ka pasur reagime për zhvendosjen e saj.