Momenti kur protestuesit shkatërrojnë me hekura derën e kryeministrisë

16 Shkurt 2019, 14:27

Protestuesit shpërthyen në dhunë duke i vënë flakën shkallëve të kryeministrisë që solli dhe largimin e kordonit të policisë. Thyen derën kryesore për të hyrë në kryeministri me dërrasa dhe me hekura të shkëputura nga skela mbrojtëse që ishte vendosur në hyrje të godinës. Hodhën kapsollë dhe dogjën pankarta.

Ky është momenti kur protestuesit shihen me hekura nëpër duar dhe mjete teksa qëllojnë pa pushim ndaj derës tek kryeministria. janë larguar vetëm pasi Garda e Republikës e vendosur mbi tarracën e kryeministrisë, hodhi gaz lotsjellës.