Momenti kur Rama 'mbulon' me dhurata kryeministrin holandez, Mark Rutte

10 Nëntor 2021, 20:52 | Përditesimi i fundit: 2021-11-10 22:57:38

Gjatë vizitës kryeministrit holandez Mark Rutte, përveç pritjes zyrtare, Rama ka pasur edhe një takim të ngrohtë me homologun e tij, të cilit i ka dhuruar një sërë dhuratash. Rama kishte përgatitur dhuratat më të veçanta, nga kravata e punuar nga vetë ai, mentesha e këmishës me simbolin e shqiponjës, tre shishe vere të dizenjuara nga Rama, një libër për historinë e Shqipërisë të përkthyer në holandisht, si edhe një tjetër libër për kolonelin e famshëm holandez, Tomson.