'Mos e mbaj mendjen tek muhabeti’/ Ruçi nuk ia përton ministres, Manastirliu ngel keq

18 Korrik 2019, 21:56

TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. 

Teksa votohej lidhur me projektligjet, Manastirliu i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të përsërisë nenet e disa prej ligjeve që ishte duke lexuar. 

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Ruçi i cili i tha se nëse nuk do të bisedonte me koleget do ta kishte mendjen për të votuar.