Mos me prekni me dorë, momenti i shoqerimit te dy banoreve në Shkoze

16 Tetor 2019, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2019-10-16 16:31:19

TIRANE-Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e disa banesave në zonën e Shkozës, pasi preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Banorët kanë kundërshtuar vendimin duke deklaruar se nuk do të lirojnë banesat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.

Disa nga banorët kanë hipur mbi tarracat e banesave, ndërsa për kundërshtimin me forcë të policisë janë shoqëruar dy prej tyre; Saimir Kalia dhe Petrit Duku. Report Tv sjell pamjet e momentit të shoqërimit të tyre nga policia dhe momenteve të tensionit. Në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë ndaj prishjeve të shtëpive ndodhet edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi.