'Mos prekni me dore se jam i sëmurë, jam operuar para 4 ditësh'/ Moment i shoqërimit të Eduart Ndocaj në Polici

23 Tetor 2020, 11:22

Ky është momenti kur ish- deputeti Eduart Ndocaj shoqëroahet në polici, pasi nuk kishte ftesë për të qenë në aktivitetin e zhvilluar për inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.

Ndocaj: Mos prek me duar se jam i operuar. Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, ka vendosur forcat speciale. Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë. Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë dhënë urdhër. Ky është eveniment i Fishës, pse s'e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?