Moska: Gati për të rifilluar negociatat! Mediat ruse: 1730 ushtarë të dorëzuar nga fabrika e çelikut në Mariupol, mes tyre dhe Zëvendëskomandanti

19 Maj 2022, 15:34

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 85-të. Forcat ruse vijojnë të sulmojnë kryesisht në jug dhe lindje të vendit. Ushtarët e uzinës së çelikut Azovstal u dorëzuan, por komandantët dhe disa persona janë ende në fabrikë. Ndërkohë është ende i paqartë fati që do të kenë ukrainasit që kanë dorëzuar armët.