Moti i keq godet Greqinë, 6 turistë humbin jetën

11 Korrik 2019, 08:28

Moti i keq në Greqi i ka marrë jetën 6 personave. Në Sozopol një çift i moshuar nga Republika Çeke ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përmbys nga erërat e forta. Me ta ishte edhe djali i tyre i cili mori dëmtime por tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa në New Potidea, një 39-vjeçar dhe djali i tij 8 vjeçar humbën jetën pasi një pemë e vjetër u rrëzua duke i zënë rrugën.

Në Nea Plagia në Halkidiki, një 54-vjeçare nga Rumania humbi jetën pasi taverna ku ajo kishte ndaluar për të pushuar u godit nga stuhia.

Mediat greke raportojnë se mes viktimave është edhe një djalë 2-vjeçar i cili po qëndronte në Greqi me prindërit e tij.