Moti i keq përfshin vendin/ Përmbytje gjatë natës dhe pemë të rrëzuara në Tiranë e Shkodër, dëmtohen disa makina! Rrëshqitje dherash në Kukës

26 Shtator 2020, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2020-09-26 15:00:47

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në Tiranë dhe disa qytete. Por situata është kthyer në normalitet në orët e para të mëngjesit me pushimin e reshjeve të shiut ku automjet kanë qarkulluar pa probleme.