Motori përplas 15- vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë në Babrru

8 Tetor 2019, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2019-10-08 15:15:57

Një person që po udhëtonte me motorr ka përplasur një të mitur me biçikletë në zonën e Babrrusë.

Sipas raportimeve të gazetares së Report TV, të dy personat janë dërguar me urgjencë në spital.

I mituri 15-vjeçar ndodhet në gjendje më të rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    No videos found.