‘Mund të flas për dy ditë pa ndërprerje...!’ Berisha ‘ngec’ dhe para fermerëve, ngatërron shifrat: 1 milionë euro... 130 milionë euro!

2 Maj, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2025-05-02 13:07:15

Teksa fliste para fermerëve të Dimalit në takimin elektoral, kreu i PD-së ‘ngeci’ përsëri teksa fliste për inceneratorin e Tiranës, të cilin e denonconte para të huajve në Kongresin e PPE-ve.

Ai ngatërroi shifrat, duke e korrigjuar menjëherë nga 1 milion euro në 130 milionë euro.

Ky episod erdhi pikërisht pak sekonda pasi Berisha u tha të pranishmëve se “mund të fliste për 2 ditë me radhë para tyre”.

“Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi, s’do ketë më klasa me 40 nxënës, por me 25 nxënës, nuk do ketë më mesatare për shkollën e lartë për nxënësit, do shkollohen të gjithë. 

Mund të flas dy ditë rresht pa ndërprerje për vjedhjet e ministrave të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Po kthehem nga një Kongres, e thashë edhe dje, kur u tregoja të huajve se për djegësin e Tianës ishin harxhuar 1 milionë... 130 milionë euro dhe ai djegës nuk ishte ndërtuar, duhet t’ua shpjegoja dy-tre herë që ata takuptonin...!”, tha ai teksa ngatërroi shifrën e inceneratorit