Mungesa e gjatë që trembi fansat, Flori Mumajesi thyen heshtjen dhe jep mesazhin e rëndësishëm

26 Gusht 2019, 12:19

Pasi triumfoi në ‘Kënga Magjike’, Flor Mumajesi vendosi të shkëputej për disa kohë nga rrjetet sociale. Këtë shkëputje e shoqëruan shumë pikëpyetje, madje u tha se kantautori i njohur ishte larguar nga Shqipëria drejt Norvegjisë për arsye personale. Flori ka vendosur të kthehet në ‘Instagram’ me një falenderim për të gjithë dashamirësit e tij, të cilët nuk kanë hezituar asnjëherë për t’i shkruar e për t’i treguar mbështetjen e tyre. Madje ai ka dhënë dhe një lajm shumë të mirë, duke zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë. Ky lajm ka gëzuar pa masë fansat e tij, të cilët po e presin me padurim një tjetër projekt nga Mumajesi.

“U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve. Por s’kam humbur diçka që mendoj se është shumë e rëndësishme, është mirënjohja. U jam mirënjohës të gjithëve atyre që më kanë shkruar mesazhe, më kanë shkruar, uruar, familjarë, kolegë, të njohur e të panjohur. Çdo mesazh dhe urim ka qenë një përqafim dhe një motivim për të më bërë të kthehem pranë jush. Qoftë si Flor fizikisht, ashtu edhe si Flori në muzikë.Faleminderit për çdo urim. Gëzuar, edhe juve ju paça për çdo urim dhe shëndetshëm e të lumtur. Faleminderit,”– dëgjohet të thotë Flori në video.