Murrizi në Report Tv: Në Komisionin Hetimor kanë mbërritur informacione nga SHISH dhe Struktura Anti-Korrupsion për Metën, janë sekret shtetëror

25 Maj 2021, 21:56

Në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kanë mbërritur informacione nga SHISH, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Policisë mbi kreun e shtetit. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vetë nënkryetari i këtij Komisioni, Myslim Murrizi në studion e Report Tv, në emisionin 'Repolitix'. Se cilat janë këto informacione, Murrizi nuk i bëri të ditura, kjo pasi janë të klasifikuara si "sekret shtetëror".