'Muzeu' i trashëgimisë detare të Katarit në Shqipëri! Ndalon në Sarandë anija 'Boom Safari'

21 Gusht 2019, 17:52

Ka mbërritur në brigjet e Sarandës Veliera e famshme nga Katari “Fateh Al Khair 4”, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar.  


Saranda është ndalesa e parë në Shqipëri për Velierën, e cila ishte e disponueshme të vizitohet nga qytetarë të ndryshëm. Atyre ju shpërndanë edhe suvenire që simbolizojnë Botërorin e futbollit "Qatar 2022".Për të mirëpritur këtë anije në sheshin e portit të Sarandës u organizua një ceremoni, ku të pranishëm ishin ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i qarkut Vlorë Alket Hyseni por edhe mjaft personaliteti të tjera.


 Ardhjen e kësaj anije, Klosi e cilësoi si një mundësi e artë për të promovuar Sarandën.