'Na ka ardhur arusha në Milot', Rama befasohet nga ankesa e banores në Laç

11 Dhjetor 2019, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2019-12-11 12:17:11

Kryeministri Edi Ramai ishte ditën e sotme në Laç, ku takoi banorët që banesat e tyre u është prishur shtëpia për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë i ka siguruar banorët se të gjitha banesat që janë shpallur të pabanueshme do të prishen, e do të ndërtohen nga fillimi të reja.

“Unë banoj të konvikti, është paletra”-tha një nga banoret.

Ndërsa një banore nga Miloti i është ankuar kryeministrit Rama se ka ardhur një “arushë”, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë.

Një i moshuar i është ankuar kryeministrit Rama se i kanë larguar nusen nga puna, dhe ka fituar gjyqin e për këtë duhet ta rikthejë në punë.

“Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.”-ka theksuar kryeministri Rama.

    No videos found.