Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore!

30 Shtator 2020, 11:33

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditët e tretë të grevës së urisë. Ata janë shprehur se askush nga kompania apo nga shteti nuk është interesuar për ta. Gjithashtu disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore si dhimbje koke , tension etj. Naftëtarët ankohen se edhe Spitali Ballshit nuk është interesuar për shëndetin e tyre.

Grupi i grevistëve  po mbështetet edhe nga punëtorët e stacionit te pompimit të Poçemit, pasi edhe ata kanë paga te prapambetura. Punëtorët e Stacionit të pompimit të Poçemit kanë ardhur për t'i mbështetur, por ende nuk është vendosur nëse edhe ata do të futën në greve urie.