Napoli i shpall 'luftë' Interit për Kumbullën, Hysaj pritet të rinovojë kontratën

28 Janar 2020, 11:40

Napoli po bën Pazar tek Verona dhe po kërkon që mbrojtjen t’u a besojë shqiptarëve. Pas Elseid Hysajt që prej vitesh luan me Napolin dhe kosovarit Amir Rrahmani që ka firmosur dhe do i bashkohet ekipit në fund të sezonit tashmë skuadra e Gattuso-s po kërkon me ngulm edhe Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares që më 8 shkurt mbush 20 vjeç po kërkohet nga shumë ekipe të mëdha ndërsa u fol se në avanc në diskutime ishte Interi por mediat italiane raportojnë se Napoli është futur  “fuqishëm” në garë edhe për Kumbullën.

Bëhët me dije se Napoli i ka ofruar Veronës 20 milionë euro plus 5 milionë në bonuse dhe konfirmohet se Napoli ka miratimin e drejtuesve të Veronës. Por këtu fillon edhe “lufta” mes Napolit dhe Interit pasi për mbrojtësin shqiptar janë tepër të interesuar edhe zikaltërit që kanë marrë Ok e lojtarit, pra të agjentëve të tij.Pritet një duel i zjarrtë në merkato mes Napolit dhe Interit për Marash Kumbullën ndërsa Elseid Hysaj duket se periudhën e keqe e ka lënë pas dhe në horizont shfaqet rinovimi i kontratës. Agjenti i Hysajt ka bërë me dije se mbrojtësi i krahut të djathtë ka besimin e trajnerit Gattuso dhe kontrata mund të rinovohet.