Napoli mund 1-0 Interin dhe 'prek' finalen e kupës, sonte Milan-Juventus

13 Shkurt 2020, 10:00

Napoli hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Kupës së Italisë. Djemtë e Gattuso-s mposhtën 1-0 Interin  në “San Siro” në gjysmëfinalen e parë falë një goli shumë të bukur të shënuar nga Fabian Ruiz në minutën e 57-të. Interi tentoi barazimin edhe me futjen e Eriksen në fushë por nuk ia doli dot. Tashmë zikaltërve u duhet një sforco e madhe në ndeshjen e kthimit në 5 mars në “San Paolo”. Sonte në 20:45 luhet gjysmëfinalja tjetër Milan-Juventus.

Antonio Conte mendon se barazimi do të kishte qënë rezultati më i drejtë:” Napoli u mbyll në mbrojtje dhe u tregua i zoti me kundërsulme. Derbi na bëri që të harxhonim shumë energji” e mbyll tekniku zikaltër që tashmë duhet të përgatisë duelin e së dielës ndaj Lazios.Athletic Bilbao prek finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë pasi fitoi 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Granada-s në “San Mames”. Goli u shënua në fundin e pjesës së parë nga Iker Munian ndërsa sonte luhet gjysmëfinmalja tjetër Real Sociedad-Mirandes./Nga Andi Kapxhiu