Natë plot ankth, por erdhën në jetë 15 bebusha të shëndetshëm

22 Shtator 2019, 11:42

Tërmeti solli   frikë dhe panik tek qytetarët, duke bërë që një pjesë e qytetarëve ta kalojnë natën jashtë.

Por për të inkurajuar nënat e reja në një ditë si ajo e djeshmeja, mjekët dhe infermierët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’, u shfaqën duke kërcyer dhe argëtuar.

Mjekja Anika Dokle publikoi videon në profilin e saj dhe dha lajmin e bukur që  15 bebusha erdhën në jetë.

 "Punë dhe mision.

Pritëm 15 bebusha si drita e yllit gjatë një dite ku përmasa njerëzore u ngrit në një nivel tjetër.

I gjithë personeli mjekësor dhe infermieristik në këmbë në mbrojte të jetës, pa lëvizur asnjë minutë nga gratë, nënat dhe bebet.

Krenari dhe mirënjohje!",  shkruan Dokle.