Ndahen 'Kult 2019', ja kush fitoi! Çmim special për studiuesen italiane, Lucia Nadin, dhe arbëreshin Altimari

18 Dhjetor 2019, 15:29

Plot 15 vjet që nga krijimi i Çmimeve të Akademisë Kult, artistët shqiptarë po i gëzohen të vetmit vlerësim që iu bëhet në të gjitha zhanret e artit dhe krijimtarisë në vendin tonë. Nga 78 artistë të nominuar, 13 artistë u nderuan me çmime të mëdha si dhe dy Çmime Speciale.

Çmimet u ndanë në një ambient të ngrohtë duartrokitjesh në mbrëmjen e 17 Dhjetorit, të shoqëruar me situata humori nën drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga

Pra se të përmendin listën e fituesve një nga momentet më të bukura të spektaklit ka qenë vlerësimi me Cmimin Special të Akademisë Kultt të kontribuuesve të  e mëdhenj të albanologjisë. Ky çmim iu dha studiueses  italiane Lucia Nadin për librin “Ikona e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut”  dhe arbëreshit Franccesko Altimari.

13 artistët që u nderuan me Çmimet Kult 2019 janë:

Interpretuesi lirik i vitit:
Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”

 Instrumentisti i vitit:
 Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludëig August Lebrun

Kënga e vitit:
Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”

Balerini i vitit:
Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”

Mono-dramë/ komedia e vitit:
Olta Daku me “Shirli Valentina”

Aktori i vitit:
Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”

Aktorja e vitit:

Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”

Dokumentari i vitit:
Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”

Regjia e vitit:
Ema Andrea me “Natën, Má!”

Artisti pamor i vitit:
Kristo Krisiko me “Prolog epilog”

Libri albanologjik i vitit:
Pranvera Bogdani me “Balshajt”

Libri artistik i vitit:
Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”

Përkthimi i vitit:
Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro

Mbrëmja Gala u përshëndet nga një peformancë e shkëlqyer e tenorit Denis Skura me këngëtaren Venera Lumani. Pasoi me një  “Libertango” nga primo-balerinët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla të nominuar për Çmimet Kult 2019.

Gjithashtu publikun e ka emocionuar edhe performanca e Orkestrës e Harqeve e SIGAL Uniqa Group Austria, me dirigjent Ermir Dizdari

Mbrëmja Gala u mbajt në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse, ku pas marrjes se çmimit Kristo Krisiko, Eno Milkani, Francesco Altimari, Anxhela Peristeri etj.

    No videos found.