Ndalet Tirana pas shtatë fitoresh radhazi, Skënderbeu i merr pikë në kryeqytet

15 Shkurt 2020, 20:13

Ecuria prej shtatë fitoresh radhazi e Tiranës në kampionat është ndalur këtë javë nga Skënderbeu që në kryeqytet ka arritur të marrë një pikë falë barazimit me shifrat 1-1.

Në ‘Air Albania’ bardheblutë u shtangën në minutën e 26 kur Dejvi Bregu arriti të kalonte në avantazh korçarët. U deshën shumë përpjekje të Tiranës për të gjetur golin, pasi barazimi do të vinte në minutën e 76. Për pjesën e mbetur të lojës bardheblutë u përpoqën në të gjithë mënyrat, por në fund nuk ia dolën të shkonin më shumë se shifrat 1-1.