Ndalohet një person për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

15 Shtator 2019, 16:10

TIRANE-Rreth 20 ditë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko policia ka ndaluar një person me akuzën e pengimit të hetimeve. Ai është 39-vjeçari me inicialet B.T. nga Tirana. Policia e ndaloi pasi nga kqyra e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e 'Xhamllikut' në momentin kur u ekzekutua ish-polici.

Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Por në dëshminë e tij para grupit hetimor 39-vjeçari ka deklaruar se 'kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen'. Megjithatë grupi hetimor dyshon se ai mund të ketë dijeni mbi autorët që ekzekutuan Malkon në fund të gushtit.