Kardiokirurgu Altin Veshti, ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër në Shqipëri thotë se arsyeja kryesore që e mban në vendin tonë është fakti se mungesa e tij do të sillte mbylljen e një fushe që ai ka vite që i është përkushtuar.
Unë kam një pasion për këtë që bëj, për mësimin që jap në Fakultetin e mjekësisë, që mësoj studentët të paktën në lëndën e kardiokirurgjisë dhe më duket sikur me ikjen time do mbyllet një shërbim, ai i kardiokirurgjisë pediatrike dhe më duket sikur do i bëj diçka keq këtij vendi, tha mjeku Veshti në studion e "Rreze Dielli"