Gjuzi i nxjerr foton me Vuçiç e Zaev, Rama: Lartmadhni maskën e paske anti-gaz, mos më moho kënaqësinë të të shoh mustaqet

23 Korrik 2020, 14:47 | Përditesimi i fundit: 2020-07-23 17:11:21

Gjatë fjalës në foltore, Kujtim Gjuzi i ka ndërhyrë nga vendi, ndërsa Edi Rama e ka ironizuar."Naltmadhni të lutem, Naltmadhni, të lutem, ose kur më tregon, aaaa mirë maskën e paske anti-gaz. Kur nxjerr panorama mos më moho kënaqësinë të shoh mustaqet. Më vjen mirë që këtë herë mustaqet i ka mbrojtur me maskë" tha me ironi Rama.