Ndërmarrjet me kryq të kuq, gazetari: Në Durrës 10 mijë persona janë në rrugë

10 Dhjetor 2019, 22:50

Gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi ngriti shqetësimin se si pasojë e tërmetit në Durrës mbi 10 mijë persona aktualisht nuk hyjnë dot në vendet e punës, pasi ekspertët që kanë bërë aktet e konstatimit u kanë vendosur kryq të kuq sipërmarrjeve për shkak të dëmeve që kanë pësuar.

"10 mijë punëtorë të kësaj kategori janë në rrugë. Në banesë i kanë zgjidhur problemet, por nuk hyjnë në  ndërmarrje që kanë dëmtime. Sepse është bërë akti i konstatimit. Nuk hyn dot asnjë punëtor pasi është vendosur kryq i kuq te ndërmarrjet. Nuk hyjnë dot në ndërmarrje. Unë kam qenë i kam parë. Nuk hyjnë dot sepse administratori thotë nuk mund ta shkel shenjën dhe e dyta është psikologjike" tha ai.

Inxhinieri Arben Meçaj tha se për këtë cështje zgjidhje ka dhe se ka besim se Kryeministri do të marrë veprojë që nesër për rastin konkret në Durrës. "Procesi i popullatës do të marrë kohën e vet, por nuk mund të lëmë atë që është frymëmarrja e këtij vendi, ta shmangim dhe të presë kohën, atje duhen forca urgjente. Të gjithë qytetarët e mirëkuptojnë se janë rastet që kanë prioritet. 10 mijë persona që sot janë në rrugë, duhet të ishin në punë. Është dëm për ekonominë. Ta futësh biznesin në procedurë normale. Jam i sigurt se Kryeministria, ashtu sikur u mor mesazhi për Shijakun. Jam i sigurt që nesër..." tha ai.