Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh

4 Dhjetor 2020, 15:41

COVID-19 ka shuar mëngjesin e kësaj të premteje ish deputetët Marko Bello, i cili ishte prej 23 ditësh në betejë me virusin. Ai ka ndërruar jetë në Turqi, atje edhe ku po kurohej, ndërsa 2 ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar. Lajmi për ndarjen nga jeta të Marko Bellos, kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi  nga të majtë dhe të djathtë. Presidenti Meta e kujton si një qytetar model dhe familjar shembullor. Në emër të socialistëve, ngushëllime për humbjen e ish deputetit të tyre shprehu numri dy i partisë, Taulant Balla.