Ndërtimi i kafenes më të famshme në Tiranën e viteve ‘60

18 Shtator 2020, 11:25

Në një intervsitë në ‘’ Rreze Dielli ‘’ në rubrikën Nostalgji u rikthyem pas në kohë për të kujtuar  një nga kafenetë më emblematike në Tiranën e diktaturës Kafe ‘Flora’, e cila u kthye në stacionin më të rëndësishëm për të kaluar kohën jo vetëm për rininë, por për të gjithë përfshirë shkrimtarët dhe personalitet më të famshëm të kohës.

Por si u ndërtua kafe ‘’ Flora’’ dhe cilët ishin frekuntuesit e saj?

Kur mbaroi ndërtimi I apartamenteve I këtij blloku është mbaruar është përfunduar edhe pastiçeri Flora dhe është bërë menjëherë pastiçeri. Sektori tjetër ku jemi tani nuk ka asnjë lloj ndërtimi, sigurisht që koha ka ndryshuar por pastiçeri Flora ka qenë një pastiçeri me hapsirë të madhe, me dy hyrje kryesore pra me dy hyrje nga lindja, pa hyrje dalje por mund të hyje dhe të dilje dhe ishtë në formë U-je kun ë të dy krahët e U-së ishin tavolinat, ku mund të kenë qenë rreth 40 tavolina. Karriget, kolltuqet kanë qenë prej dërrase afërsisht si këto që kemi ne sot, të gjëra dy dhe dy përball, mundet dhe një anësore, dhe qëndrimi ishte shumë komod , kështu që kjo ka qenë atmosfera me ngjyrë të errët, një bojë kafe  e errët ishte pasticeria brenda me xhama të mëdhenj, hapsirë e lartë, pra që komunikoje dhe me rrugët dhe krijontë një atmosferë shumë të këndshme qëndrimi aty ‘’ shprehet Uvil Zajmi një ndër frekuentuesit e rregullt të kësaj kafeneje.