Ndërtimi i Portit turistik të Durrësit jehonë në CNN, Alabbar: Shqipëria ka indikatorët e duhur të tërheqë investime të huaja! Korrupsioni ka mbetur në të shkuarën

30 Prill 2021, 23:11

Për investimin 2 miliard dollarë të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, është folur në median prestigjoze CNN. Mohamed Alabbar në intevistën për CNN teksa e quan vendin tonë "Europa e re" thotë se të gjithë indikatorët që të investojë në vendin tonë janë pozitivë. Ai thotë se ka parë te ne qeverinë e cila punon ditë e natë që të jetë pjesë e BE.