Ndërtohet shtëpia e fundit nga tërmeti i shtatorit, Veliaj i jep çelësat familjes Stafa në Picallë

21 Shtator 2020, 16:22 | Përditesimi i fundit: 2020-09-21 19:24:55
  1. Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit. Por, sot lotët e tyre ia lanë vendin gëzimit, kur djali më i vogël i familjes, Enri, hapi derën e shtëpisë së re, të rindërtuar me kushte shumë herë më të mira.