Ndihmoi 'bosin e kriptomonedhave' që u strehua në Shqipëri me 2 mld dollarë, arrestohet nipi Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu

23 Shtator 2021, 13:47 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 17:09:48

Edevaldo Haxhiu ka përfunduar në pranga të policisë shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjes e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer. Lajmi i bërë fillimisht publik në mediat turke është konfirmuar më pas edhe me burime nga Policia e Shtetit. Në një deklaratë për median Policia e Shtetit ka deklaruar se në finalizim të operacionit'Gjurma'  është vënë në pranga shtetasi Edevaldo Haxhiu i akuzuar për veprat penalesi  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.  

Mediat turke theksonin se Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri.  Haxhiu gjithashtu dyshohet të ketë zhvilluar aktivitete të tjera të jashtëligjshme,