Ndodh sërish! Biden rrëzohet në skenë, Shtëpia e Bardhë e justifikon

2 Qershor 2023, 08:01

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka rënë në skenë, teksa shpërndante diploma për studentët e Akademisë së Forcave Ajrore në Kolorado. Biden u pengua dhe ra në gjunjë, por arriti të ringrihej me ndihmën e zyrtarëve të Forcave Ajrore. Ky incident ka ngjallur shqetësime për shëndetin e tij.