Ndoka: Kam pritur që Meta të jepte dorëheqjen para fushatës, jam suprizuar me durimin e tij! Ka betejë të drejtpërdrejtë me Ramën

13 Prill 2021, 23:03

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka në një intervistë për emisionin 'Repolitix' tha se kishte pritur që presidenti Ilir Meta të jepte dorëheqjen dhe të dilte në fushatë, nisur kjo edhe nga aktivizimi i tij politik.

Ndoka tha se Meta madje mund të krijojë lëvizje akoma më të mëdha politike, pasi ai di mirë që ta gjejë veten brenda politikës.

'Kam pritur që Meta ta jepte dorëheqjen tani para fushatës dhe ti rikthehet asaj partie që të ka drejtuar prej vitesh, durimi i tij më ka surprizuar. Ai ka një betejë të drejtëpërdrejtë me Ramën që  është e dukshme evidente dhe Rama ka frikë, me thënë të drejtën nga Meta.

Unë e shoh të nevrikosur presidentin e Republikës edhe në raport më marrëdhëniet personale me kryeministrin. Ne kemi një president një aktor të rëndësishëm në politikë që i ka sjellë fitoren Edi Ramës. Ilir Meta ka shumë mundësi përpara mund të rikthehet dhe mund të fitojnë. Mund të krijojë lëvizje akoma edhe mëdha përtej LSI-së. Meta është i paparashikueshëm, ai e gjen veten e tij brenda politikës.'- tha Ndoka.