Ndoka për Cakaj: Kosova nuk ka asnjë zv.ministër nga Shqipëria, pse duhet ta kemi ne?

11 Janar 2019, 22:25

Në emisionin "Repoitix, në fjalën e kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa fliste lidhur mbi figurën e zv.ministrit të Jashtëm është shprehur se Shqipëria nuk ka përse të ketë asnjë ministër nga Kosova. Kjo pasi Kosova nuk ka asnjë zv.ministër shqiptar.

"Kryeministri është përfaqësues i ekzekutivit. Kosova nuk ka asnjë zv.ministër nga Shqipëria, pse duhet ta kemi ne? Në këtë aspekt Kosova duhet të na shtrinte dorën ne. Të ketë bashkëpunim mes dy qeverie dhe jo përmes Baton Haxhiut. Në Kosovë ka përplasje për kufijtë me kryeministrit dhe presidentit, ndërsa zv.ministri ynë i Jashtëm ka bërë deklarata," -tha Ndoka.