Ndreca: Presidenti nuk e ka pushtetin për të dalë në rrugë!

19 Shkurt 2020, 23:21

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme Plarent Ndreca u shpreh se vendimi për të thirrur tubim popullor e nxjerr presidentin nga roli tij, pasi ai nuk mund të dalë mbi palët.

"Presidentit i është dhënë pushtet përmes kushtetutës por nuk i është dhënë pushtet të dalë në rrugë. Është njësoj si të dalë kryeministri në rrugë për opozitën. Presidenti duhet të rrijë në vendin që i takon dhe nuk duhet të godas asnjë palë politike sepse ai i përfaqëson të gjithë. Fakti që ti futesh në një llogore sado e drejtë është ajo, të nxjer nga roli i presidentit", u shpreh Ndreca