Ndryshe nga çfarë ishte premtuar, nxënësit në Durrës nuk nisin sot mësimin në shkollat e reja! Dy vite pas tërmetit, gjysma e godinave të dëmtuara, ende larg rindërtimit

27 Shtator 2021, 10:45 | Përditesimi i fundit: 2021-09-27 16:04:17

Në prag të dy vjetorit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkollat e Durrësit mbeten ende larg rindërtimit. Kjo pranohet dhe nga vetë Bashkia Durrës, e cila e zbut ngadalësinë e këtij procesi, duke pretenduar se janë shembur të gjitha godinat që do të rindërtohen, por nga vëzhgimi në terren rezulton e kundërta.