Ndryshimet Kushtetuese/Meta: Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit

18 Shtator 2020, 12:18

Rikthimi në konferencat për mediat ka rikthyer edhe akuzat e Presidentit Meta ndaj qeverisë për grusht shteti. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por i ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë.