Ndryshojnë rregullat/ Ndalohen sharjet në polici, ja punonjësit që nuk do shërbejnë më natën dhe nuk do veshin uniformën, kujdes me Facebook-un

13 Janar, 20:58

Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Policinë e Shtetit, ndryshime të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Gjithashtu, punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore.

Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve. Ata punonjës policie që përdorin fjalor banal do të ulen në gradë si dhe do t’u shtyhet afati i gradimit. Është parashikuar edhe ndalimi i telefonit dhe i rrjeteve sociale, përfshirë edhe Facebokun, gjatë detyrës, për arsye që nuk lidhen me objektin e punës. Edhe jashtë shërbimit, punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes me fotot apo materialet që publikojnë në rrjete sociale, pasi mund të ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut.

Kategori të tjera